Çako pret homologun maqedonas, masat ndaj terrorizmit

21/11/2015 00:00

Drejtori i policisë së Shtetit Haki Çako ka pritur në një takim pune në qytetin e Vlorës homologun e tij maqedonas, Gorance Savovski. Tema kryesore e këtij takimi ka qënë ndërveprimi mes dy policive të vendeve fqinje në kuadër të masave kundër terrorizmit.

Nisur edhe nga situate e nderë që mbizotëron thuajse në të gjithë Evropën për shkak të sulmeve terroriste dhe kërcënimeve të vazhdueshme për sulme të tjerë, Çako ka diskutuar me homologun e tij maqedonas për shkëmbimin e informacioneve për elementë me prirje dhe tendenca radikale apo terroriste, masat që duhet marrë për t’i mbajtur nën kontroll, si dhe nevojën për të rritur akoma më tej bashkëpunimin në këtë drejtim.

Gjatë takimit janë diksutuar edhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me masat kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, e trafiqeve të paligjshme, masat kundër krimit ndërkufitar, trafikut ilegal dhe migracionit ilegal, si dhe situata kriminale ndërkufitare në tërësi.

Top Channel