16 rekomandimet e Avokatit të Popullit për pronat

21/11/2015 00:00

Në një raport të veçantë, “Mbi problematikat që lidhen me të drejtën e pronës”, Avokati i Popullit, Igli Totozani i ka dërguar plot 16 rekomandime Kuvendit lidhur me pr.ligjin e pronave.

“Marrja e masave sa më parë të jetë e mundur për evidentimin e të gjithë vendimeve administrative dhe gjyqësore të dhëna prej Vitit 1990, e deri më sot, sipas të cilave është vendosur për njohjen, fitimin e të drejtës së pronësisë së paluajtshme apo një të drejte reale mbi atë, si dhe dërgimin e tyre për regjistrim pranë zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme përkatëse”, është një nga rekomandimet kryesore të z. Totozani.

Rritja e shkallës së koordinimit midis institucioneve që trajtojnë çështjet e pronësisë, përfundimin sa më pare të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme dhe dixhitalizimin e të dhënave, etj., janë disa nga këto rekomandime të paraqitura në raport.    

Top Channel