Shtëpitë monument në Gjirokastër në rrezik. Problem dhe të restauruat

21/11/2015 00:00

Në Gjirokastër dhjetëra shtëpi të restauruara gjatë 10-vjeçarit të fundit janë duke u shkatërruar apo kanë pësuar dëmtime të shumta. Gjatë një inspektimi të kryer më parë Drejtoria e Monumenteve ia ngarkoi përgjegjësine firmave restauratore edhe mungeses se investimeve.

Për momentin po restaurohen dy prej monumenteve më të rëndësishme të kategorisë së parë, banesën e prof. Çabej dhe atë të familjes Reso. Kreshnik Merxhani arkitekt pranë kësaj drejtorie bën me dije se tek shtëpia e Çabejt, po ndërhyhet për të stabilizuar pjesën ballore të objektit, si dhe elemente stabilizuese të strukturës.

“Ka patur një problematikë në fasadën e saj kryesore, nga ana veriore, e cila pas një ndërhyrje jo shumë të mirë, e kishte vënë monumentin përballë një kërcënimi për të pasur një kolaps pjesor në atë pjesë. Por ka dhe probleme në pjesën e çatisë”, tha arkitekti Kreshnik Merxhani.
 
Merxhani thekson nevojën e restaurimeve të tjera në Gjirokastër. Sipas tij gati 20 objekte monumente kulture të kategorisë së parë janë shembur ose nuk mund të shpëtohen më.

“Janë rreth 15 objekte të cilat janë në gjendje po themi në risk të lartë”, thotë arkitekti Merxhani.

Më shumë se 80% e objekteve monumente kulture të restauruara në Gjirokastër janë të pabanuara dhe asnjë prej projekteve nuk është shoqëruar me ndonjë plan funksional të pas restaurimit.

Top Channel