“Në një javë”, nga sonte në mbrëmje në Top Channel

21/11/2015 00:00

“Në një javë” është show i ri i Top Channel, që do të nisë transmetimet nga sot mbrëma, prezantuar nga Arbana Osmani.

“Është kënaqësi dhe për mua të rikthehem me një format të ri pas një kohe relativisht të gjatë mungese në ekran, jemi mësuar të jemi pranë publikut për shumë kohë e për shumë vite. Më kanë detyruar që në fillim të spektaklit të performoj dhe unë, gjë e vështirë.Nuk jam fare krenare për performancën time por e kam bërë”, rrëfen Arbana Osmani.

Tetë personazhe publike, në çdo puntatë do të zgjedhin nga një performancë për të ekzekutuar. Zhanret e tyre do të jenë të ndryshme.

“Gjithnjë e më tepër televizioni nëpër botë tenton të përcjell shumë dimensione të artit, jo vetëm kërcimin, këngën, por shumë dimensione të ndërthurura me njëra tjetrën që krijojnë një performancë mbresëlënëse, që ka për qëllim të habisë publikun”, na tregon Arbana.
 
Brenda një jave, me ndihmën e profesionistëve, atyre do t’u duhet të trajnohen për të ngjitur më pas në skenë performancën e zgjedhur. Çdo javë do të mund të votohet nga publiku përmes mesazheve telefonike performanca më e mirë.

“Në një javë duhet të përgatisë duke u trajtuar me orë të tëra numrin e vet specifik që do i paraqiten publikut. Janë disa numra shumë të vështirë, që do të duan shumë përkushtim. Janë disa numra të tjerë në dukje të vështirë, por që janë të thjeshtë. E rëndësishme është të theksohet fakti se secili prej këtyre personazheve do i dedikohet tërësisht këtij programi”, thotë Osmani.

Në puntaten e 10, e cila është edhe finalja, do të mund të votohet nga publiku personazhi publik më argëtues. Secili prej të tetëve, ka zgjedhur nga një kauzë bamirësie. Paratë e çmimit të fituesit, do të shkojnë për kauzen e zgjedhur prej tij.

Top Channel