Vokshi: Rama dhe Beqaj sterilizojnë 100 milionë euro për veten e tyre

21/11/2015 00:00

Partia Demokratike vijoi me akuzat për Ministrinë e Shëndetësisë. Albana Vokshi akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrin Beqaj për tenderin e sterilizimit, që sipas opozitës është një nga vjedhjet më skandaloze e perverse.

“Tenderi i sterilizimit është një nga vjedhjet më skandaloze e perverse të Beqës, i cili çdo ditë po thyen edhe rekordet e veta në fushën e korrupsionit. Dhënia e 100 milionë eurove, ose më saktë, ndarja e 100 milionë eurove me mikun e tij, është një krim i rëndë, që duhet ndëshkuar. 100 milionë euro për sterilizimin, ndërkohë që ky sistem ishte i ngritur nëçdo spital. Një investim prej 1.3 milionë euro i bërë nga qeveria e mëparshme, mjaft modern dhe efikas. Por Rama dhe Beqa, kanë tjetër prioritet. Nuk u intereson sterilizimi, por milionat. Jo vetëm kanë vendosur të japin 100 milionë euro për klientin e tyre, por i kanë dhënë atij edhe sistemin e ngritur, logjistikën, paisjet dhe mjetet për kryerjen e sterilizimit”, tha Albana Vokshi, deputete e PD-së.

Top Channel