Serie A, Juve mposht 1-0 Milan; e kalon me 1 pikë

21/11/2015 00:00

Një ndeshje e luftuar, me raste por me pak gola ka qenë përballja më e madhe e kësaj jave të Serisë A, mes Juventus dhe Milan, që u mbyll me fitoren e bardhezinjve 1-0.

Dunaruma, portieri 16-vjeçar i Milan ishte dhe heroi i kuqezinjve, që më tepër u mbrojtën e qëndruan në pritje sesa mundën të vinin në provë Bufon në anën tjetër të fushës.

Me gjithë përpjekjet për të marrë nga një pikë në këtë ndeshje, një rezutlat që do t’i përgjigjej dhe mungesës së një skuadre dominuese në këto 90 minuta, kuqezinjtë dështuan.

Dibala në minutën e 66-të shënoi duke mposhtur portierin e Milan nga një distancë shumë e afërt, por duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme Juventus, duke i ngjitur bardhezinjtë në vendin e gjashtë në kuotën e 21 pikëve, 1 më shume se Milan.

Top Channel