Aksident në Elbasan, humb jetën 27-vjeçari

22/10/2015 10:20

Rikthimi i reshjeve ka rikthyer aksidentet me pasoja të rënda në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtun Kthesat e Murrashit.

Një makinë ka dalë nga rruga mëngjesin e së dielës e për pasojë një 27-vjeçar ka humbur jetën. Në aksident është përfshirë mjeti tip Land Rover me targa AA 727 HB, që drejtohej nga një 51-vjeçar nga Shkodra. Ndërsa viktima është 27-vjeçari Niko Karaj, banues në fshatin Murras të Elbasanit.
 
Lëvizja me shpejtësi tej normave dhe kthesa e fortë duket se kanë qenë shkak i aksidentit të rëndë.

Ky segment rrugor është një nga më të rrezikshmit jo vetëm përsa i përket kthesave të forta, por edhe për shkak të rënies së gurëve nga shpati i malit.

Vetëm një vit më parë dy mjete ranë në ujërat e lumit Shkumbin në përpjekje për t’u shpëtuar gurëve që binin nga mali.

Top Channel