Tifozët e Realit: Florentino, dorëhiqu!

22/11/2015 00:00

Tifozëve të Realit të Madridit u ka sosur durimi. Pas humbjes turpëruese të skuadrës së tyre ndaj Barcelonës (0-4), spektatorët që ishin të pranishëm në “Santiago Bernabeu” e kishin të qartë se kush ishte përgjegjësi për situatën e krijuar në ekip: presidenti Florentino Perez.

Në pushimin e ndeshjes, kur rezultati ishte 0-2 për Barcelonën, shumë tifozë bërtitën “Florentino, dorëhiqu!” dhe nxorën shamitë e bardha në shenjë proteste.

Në pjesën e dytë këto thirrje u shtuan jashtë mase dhe klubi madrilen u detyrua që në përfundim të ndeshjes të rriste në maksimum zërin e fonisë për të mbytur thirrjet dhe vërshëllimat e tifozëve.

Top Channel