Mianmar, të paktën 90 viktima nga rrëshqitjet në minierën e nefritit

22/11/2015 00:00

Të paktën 90 vetë gjetën vdekjen nga rrëshqitja e një masivi mbetjesh pranë një miniere nefriti në veri të Mianmarit.

Viktimat janë varrosur të gjallë, tregojnë raportet në media, pasi sasi të mëdha materiali të shkarkuar nga kompanitë minerare u shembën, duke i zënë poshtë tyre njerëzit që kërkonin për copa nefriti, të cilat më pas i shisnin.

Rajoni i Kachinit, ku ndodhi ngjarja, njihet në mbarë botën për cilësinë tepër të lartë të mineralit, që i përpunuar ka trajtën e një guri të bukur të gjelbërt.

Ngjarja ndodhi orët e para të ditës së sotme, ndërsa me dhjetëra persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.

Top Channel