UKT, njoftim për kufizime të furnizimit me ujë

22/11/2015 00:00

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur kryeqytetin, por jo vetëm, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës ka bërë të ditur se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona, kryesisht për shkak të mungesës së furnizimit me energji elektrike.

Bëhet fjalë për mungesë të ujit të pijshëm në zonat e furnizuara nga stacionet e Qafëmollës dhe Bërxullit, të cilat prekin kryesisht banorët e Tiranës së Re, ish-Bllokut, komunës së Parisit, Saukut, rrugë së Kavajës, Liqenit të Thatë, Qesarakës, Unazës së Re, Yzberishtit, si dhe rrugës “3 Dëshmorët”.

Top Channel