Krimea zhytet në terr, hidhen në erë shtyllat e tensionit të lartë

22/11/2015 00:00

Krimea u zhyt në errësirë, pasi shtyllat e tensionit të lartë, që çojnë energjinë elektrike në gadishull nga Ukraina, u hodhën në erë mbrëmjen e së shtunës.

Te 4 linjat kryesore të furnizimit me energji janë ndërprerë, njoftuan autoritetet, duke lënë dy milionë banorët e rajonit pa drita.

Krimea u aneksua vitin që shkoi nga Rusia, por Kievi ka vazhduar ta furnzojë zonën me energji elektrike.

Deri më tani është arritur të rikthehet pjesërisht energjia në qytetet Simferopol, Yalta dhe Saky, falë përdorimit të gjeneratorëve.

Top Channel