Tiranë, mblidhet me urgjencë Shtabi i Emergjencave

22/11/2015 13:55

Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, ka mbledhur me urgjencë të dielën Shtabin e Emergjencave me qëllim koordinimin e punës në terren dhe rritjen e gadishmërisë pas shirave të rrëmbyeshëm në kryeqytet.

Prefekti Vorpsi ka thënë se “prioritet është jeta e qytetarëve dhe parandalimi i katastrofave”.

Prefekti ka vënë më tej theksin tek garantimi i kalueshmërisë rrugore.

“Rëndësi e veçantë t’u jepet ujëmbledhësve”, ka thënë Vorpsi.

Top Channel