Korçë, sekuestrohen 30 700 kartëmonedha euro false

22/11/2015 15:00

Policia e Korçës ka njoftuar sekuestrimin e 30 700 kartëmonedhave euro false në kuadër të operacionit “Dorëzimi”.

Në pranga është vënë 28-vjeçari Gentian Oshafi. Eurot false u gjetën në një makinë tip “Fiat” me targa AA 455 GH, pranë fshatit Lozhan.

Sipas policisë ky shtetas,  shumën e kartëmonedhave, të dyshuara si të falsifikuara, dyshohet se do ta përdorte si parapagesë, për blerjen e një sasie lënde narkotike. Ndërsa, këtë shumë e kishte vendosur, në një çantë të vogël personale.

Top Channel