Kylie Jenner ndahet nga Tyga

22/11/2015 00:00

Kylie Jenner raportohet të jetë ndarë nga reperi amerikan Tyga, pikërisht ditën e ditëlindjes së tij.

Këngëtari i hitit “Rack City” është fotografuar duke festuar ditëlindjen e tij me një grup miqsh në një restorant në West Hollywood.

Kylie, e cila sapo ishte kthyer nga Australia, nuk ka qenë e pranishme në festën e organizuar dhe burime të afërta me çiftin tregojnë se dyshja nuk është më bashkë.

Burime të “TMZ” kanë raportuar se Kylie i ka dhënë fund kësaj romance pasi Tyga “ka bërë diçka”.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e çiftit.

Top Channel