Derulo lidhet me ish të dashurën e 50 Cent

22/11/2015 00:00

Këngëtari 26-vjeçar Jason Derulo raportohet se ka nisur një marrëdhënie me modelen dhe aktoren 28-vjeçare Daphne Joy, e cila ka një fëmijë me reperin 50 Cent.

Një burim për “E! News” ka deklaruar: “Ata e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin. Njohja është në fillimet e saj, por ata dëshirojnë shumë të rrinë bashkë”.

Këngëtari i hitit “Wiggle” ka postuar një fotografi në Instagram ditën e premte, ku shihet të ketë vendosur krahun rreth Daphne, teksa kanë festuar në Londër, duke lënë kështu të nënkuptohet se ekziston diçka mes tyre.

Jason është ndarë nga Jordin Sparks në shtator 2014 pas 3 vitesh lidhjeje dhe në fillim të këtij viti ka deklaruar se ndihej nën presion për t’u martuar me të.

Top Channel