ISIS, Obama: Mos iu dorëzoni frikës

22/11/2015 00:00

Nga Kuala Lampuri në Maljazi, Presidenti amerikan Barack Obama i bëri thirrje qytetarëve të mos i dorëzohen frikës përballë kërcënimeve terroriste dhe i kërkoi liderëve botërorë të mos anulojnë samitin klimaterik, i  cili është planifikuar të mbahet në fund të muajit në Paris.

“Është absolutisht jetësore që çdo vend e çdo udhëheqës, të përçojë mesazhin se një grup vrasësish nuk do ta ndalojnë botën të zhvillojë aktivitetet e saj të rëndësishme”, deklaroi Presidenti amerikan.

Barack Obama i bëri këto komente në përfundim të udhëtimit 9-ditor në Turqi e Azi, ku mori pjesë në samite ndërkombëtare, të cilat u eklipsuan nga  sulmet terroriste në kryeqytetin francez.
 
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ata që përgatiten sulmet e Parisit nuk ishin arkitektë, siç janë pagëzuar rëndom nëpër media, por thjesht një grup vrasësish me propagandë të mirë në rrjetet sociale.

“Shkaterrimi i ISIS nuk është vetëm një objekt real, por ne do ta realizojmë atë. Do t’i dëbojmë nga tokat në të cilat ndodhen, do të presim burimet e financimeve dhe linjat e furnizimit, do të përndejekim krerët e grupit dhe do të asgjësojmë rrjetet e tij”, vazhdoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Obama tha se nuk do ta pranojnë terrorizmin si një normalitet të ri. “Bota nuk do të pranojë sulme në restorante,  kinema apo hotele”, tha ai, duke shtuar se arma më e fortë për të luftuar Shtetin Islamik ështe të mos i dorezoheshin frikës.

Edhe ministri francez i Mbrojtjes,  Jean-Yves Le Drian tha gjithashtu se Shteti Islamik duhej shkatërruar me çdo çmim. Franca ka intesifikuar bombardimet ajrore në Siri dhe Le Drian, ndërsa aeroplanmbajtesja
“Charles de Gaulle”, e cila është dërguar për të ndihmuar në operacionet kundër militantëve të ISIS, nga e hëna do të ishte gati për veprim. 

Të dielën Sekretari i Përgjithshem i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë të bashkëpunojnë kundër terrorizmit. Duke lajmeruar se vitin e ardhshëm do të prezantonte një plan për të luftuar ekstremizmin dhe dhunën, ai tha se shpresonte të kishte mbështetjen e dy fuqive botërore për të çrrënjosur këtë armik të përbashkët, siç e cilësoi.

Kryeministri rus dhe Presidenti amerikan nga ana e tyre, kërkuan që vendet të koordinoheshin në luften kundër ISIS. Obama tha se do të ishte mjaft e rëndësishme që Rusia të përqendrohej tek lufta kundër Shtetit Islamik dhe shprehu besimin se Moska do të pranonte tranzicionin politik në Siri, përfshirë edhe largimin e Presidentit Bashar Al Asad.

Top Channel