Grupi që performoi në “Bataclan”: Ju rrëfejmë tmerrin që përjetuam

22/11/2015 00:00

Për herë të parë që pas sulmeve të Parisit, gjatë një interviste, pjesëtarët e grupit amerikan “Eagles of Death Metal”, që po performonin në sallen “Bataclan”, përshkruan tmerrin e përjetuar.

Vokalisti Jesse Hughes tha se disa adhurues që u fshehën në dhomën e zhveshjes se grupit, u gjetën dhe u vranë nga agresorët, përveç një fëmije që u fsheh pas xhaketës së vokalistit.

“Disa njerëz u fshehën në dhomat e zhveshjes dhe vrasësit arritën t’i zbulojnë dhe t’i vrasin të gjithë, përveç një fëmijë i cili u fsheh pas xhaketës sime të lëkures”, u shpreh Hughes.

Lideri i grupit tha se një prej arsyejeve që u vranë kaq shumë njerëz ishte sepse shumë prej pjesëmarrësve kishin hezituar të largoheshin pasi deshën të shpëtonin miqtë e tyre.

“Një aryse se pse kishte kaq shumë të vrarë ishte se shumë prej tyre nuk donin të linin miqtë e tyre. Shumë vunë veten e tyre përpara të tjerëve”, vazhdoi ai.

Top Channel