Maradona kërcen “Dirty Dancing” në pishinë

23/11/2015 00:00

Ai është i famshëm për fantazinë e tij në futboll.. por Maradona është filmuar gjatë pushimeve në një tjetër zhanër.

55-vjeçari, legjendë e futbollit, është filmuar teksa kërcen me të dashurën e tij Rocio Oliva, 30 vjeçe më të vogël. Edhe pse e dashura e shoqëroi thjesht në një pjesë të kërcimit, ish futbollisti vijoi të lëvizte shpatullat e tij sipas një ritmi muzike.

Por megjithatë Maradona pagoi një dënim më vonë për shkak të kësaj sjellje, kur siguria e hotelit i dha karton të kuq, duke e urdhëruar të linte zonën e pishinës.

Top Channel