Shiste lëndën drusore të bllokuar, arrestohet drejtori rajonal i Pyjores

23/11/2015 00:00

Policia e Durrësit ka arrestuar në akuzën e shpërdorimit të detyrës drejtorin rajonal të drejtorisë pyjore në qarkun e Durrësit, Artur Baku.

Sipas policisë, Baku u shiste personave të tretë lëndën drusore që sekuestrohej. Burime zyrtare bëjnë të ditur se fillimisht u arrestua Lirim Ndregjoni, 24 vjeç nga Fushë Kruja. Këtij të fundit iu kap mjeti tip furgon me të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumenta përkatëse, duke i shkarkuar në picerinë e tij.

Ndregjoni ka deklaruar se lëndën drusore e kishte blerë nën pikën e bllokimit në lagjen “Grumbullimi” të Fushë Krujës, me lejen e drejtori Artur Baku, 42 vjeç.

Pas hetimeve të policisë rezultoi se Baku pasi bllokonte lëndët drusore në këtë pikë bllokimi, ua shiste personave të ndryshëm, duke shpërdoruar detyrën, pasi nuk dispononte as licencë dhe as kasë fiskale për shitjen e tyre.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel