Nuk do e besonit që është Chris

23/11/2015 00:00

Një ndryshim rrënjësor në 17 muaj ai i mashkullit më seksi në botë në 2014. E kemi fjalën për Chris Hemsworth aktorin e famshëm që tashmë pothuajse nuk njihet.

Ai ka sakrifikuar për rolin e tij në filmin “In the Heart of the Sea”, aq sa mund të themi se Chris është një “lost” në realitet. Ai duhej të dukej mjaft i dobët për rolin e tij, kështu që reduktoi kaloritë ditore në 500-600 kalori.

Teksa filmi publikohet muajin e ardhshëm, Chris ka postuar një foto të transformimit të tij dramatik ku shkruan: “Thjesht provova një program të ri diete/trajnimi të quajtur “Lost at Sea”. Nuk jua rekomandoj”.

Top Channel