Renault arrin marrëveshjen për blerjen e Lotusit

23/11/2015 14:40

Renault ia doli mbanë të blejë skuadrën Lotus. Sipas asaj që publikohet në media, kompania franceze arriti marrëveshjen përfundimtare për të zotëruar Lotusin dhe tashmë pritet vetëm lajmërimi zyrtar, që mund të bëhet publik gjatë kësaj jave, në Çmimin e Madh të Abu Dabit, ashtu siç kishte thënë pak ditë më parë edhe drejtori sportiv i Renault, Cyril Abiteboul.

Ai që foli më hapur për kalimin e pronësisë së Lotusit te Renault ishte pronari i skuderisë, Gerard Lopez, i cili theksoi se tashmë kjo çështje mund të konsiderohet e mbyllur dhe se janë disa detaje që mbeten për t’u zgjidhur, që kanë të bëjnë me raportet mes Renault dhe FOM në lidhje me financat.

Top Channel