Manjani paralajmëron hipotekat: Masa, nëse nuk u shërbehet qytetarëve

23/11/2015 00:00

Gjatë një takimi me drejtuesit e zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u ka dërguar një mesazh të fortë të gjithë punonjësve, duke paralajmëruar për masa të ashpra, veçanërisht referuar rasteve të zvarritjeve të paarsyeshme.

“Për një kartelë të freskët të vitit 2012-të. Nuk është marrë edhe sot e kësaj dite, 3 vite më vonë, as në këtë çast që flasim bashkë. Kjo është e papranueshme. Duhet të shërbejmë në kohë, me cilësi sipas mënyrave që kemi, sepse aty ku na mungon kompjuteri mund të shërbehet edhe manualisht, por të shërbehet ama. Nuk e keni idenë mbi sasinë e telefonatave, mesazheve dhe ‘e-mail’-eve që na vijnë, shto këtu edhe denoncimet në media. Ne do ta bëjmë me patjetër dixhitalizimin, por deri atëherë, ju lutem të shërbeni njerëzisht, modestisht dhe sipas rregullave. Nuk kam ndërmend të toleroj askënd. Për sa më takon mua, por edhe aq sa i takon kryeregjistruesit, sigurisht në kuptimin administrativ, absolutisht nuk do toleroj askënd”, tha ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Top Channel