Paskuqan, takimi i përvitshëm me përmbytjet

23/11/2015 00:00

Kështu janë zgjuar mëngjesin e sotëm familjet e bregut të lumit, në zonën e Paskuqanit. Ata e përjetojnë thuajse çdo vit këtë situatë, kur reshjet e mëdha të shiut sjellin në banesat e tyre ujin e rrëmbyeshëm të lumit, i cili nuk kursen asgjë.

Familja Sina ka 18 vite, që ka ndërtuar banesën në këtë zonë, ku çdo vit përmbytjet sjellin dëme të konsiderueshme në shtëpinë e tyre.

Por, sa herë që ndodhin përmbytje, më të rinjtë e familjes shpejtojnë të shpëtojnë fëmijët e të moshuarit. Djali i Dritës ka ndërtuar këto shkallë, ku në rast rreziku ngjiten së paku në çati, e presin aty sa uji të qetësohet e të zmbrapset.

Jashtë kamerës, mes ujit e baltës, banorët kanë frikë nga e nesërmja, ndërsa fëmijët tregojnë orët e tmerrit.

Dëmet më të mëdha, që kanë aktualisht banorët e kësaj zonë, janë në orenditë e shtëpisë, ku shumica prej tyre kanë dalë jashtë përdorimit.

Top Channel