E zë lemza gjatë këndimit të himnit

23/11/2015 00:00

Një djalosh në Australi ka fituar “betejën” me lemzën, pasi kjo e fundit nuk arriti dot ta ndalojë gjatë këndimit të himnit në fillim të një ndeshje bejsbolli.

7-vjeçarin australian Ethan Hall e zuri lemza në momentin kur filloi të këndonte himnin, por nuk ndaloi për asnjë moment duke shkaktuar të qeshura në publik.

Edhe lojtarët e Brisbane dhe Adelaide nuk mund të mbanin dot të qeshurat, por në fund publiku vlerësoi djaloshin duke i dhënë një duartrokitje të fortë.

Në fund, Ethan takoi të gjithë lojtarët para se të lëshonte fushën dhe ndeshja të fillonte.

Top Channel