Nicki tërheq vëmendjen në AMA

23/11/2015 00:00

Nicki Minaj kishte arsye se pse ishte e buzëqeshur gjatë gjithë kohës në ceremoninë “American Music Awards”.

32-vjeçrja arriti të marrë dy çmime në këtë event, atë për “artistin më të mirë rep” si dhe “albumi më i mirë rep/hip-hop”.

Por, sa herë që është diku prezent Minaj, në sy bie edhe diçka tjetër. Veshja e saj që zakonisht është një dekolte shumë e hapur për të treguar “asetet” e saj.

Minaj kishte veshur një fustan të gjatë pink, ndërsa flokët i kishte të drejta. Ajo u vlerësua shumë për dukjen e saj që ishte shumë e ndryshme nga ajo çfarë shohim nëpër klipe.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel