Humbja e Realit në “El Clasico”, Mou refuzon ta komentojë

23/11/2015 00:00

Jose Mourinho ka refuzuar të komentojë humbjen e Real Madrid përballë Barcelonës në “El Clasico”, duke thënë se nuk flet për ish-skuadrat e tij kur ato po kalojnë në një moment të vështirë.

“Shikoj shumë njerëz që flasin për skuadrat që janë në momente të vështira. Është e jashtëzakonshme se çfarë mungesë respekti dhe etike kanë këta persona. Nëse flas për Realin, atëherë do të flas kur ata janë në një moment të mirë, jo kur humbin. Prandaj, asnjë fjalë të vetme për ‘El Clasico”-n. Nuk buzëqesh dhe nuk më pëlqejnë kur të tjerët humbin, buzëqesh dhe shijoj fitoret e mia. Prandaj, ju e shihni që s’kam buzëqeshur këto muajt e fundit”, u shpreh Mou.

Pavarësisht këtyre fjalëve, historia tregon se “Speciali” pëlqen të thumbojë rivalët, sidomos kur ata janë në momente të vështira.

Këtu mund të kujtojmë “luftën” me fjale më trajerin e Arsenlit, Arsene Wenger. Portugezi i vuri epitetin “specialist në dështime” rivalit francez, pasi ky i fundit ka dështuar të fitojë kampionatin prej 11 vitesh.

Në 2014-n, Mou akuzoi trajnerin e West Ham, Sam Allardyce, se aplikon futboll “të shekullit 19”, pasi miqtë arritën të marrin një rezultat pozitiv në “Stamford Bridge” duke “parkuar autobusin” përpara portës.

Top Channel