Në Itali janë të sigurt: Arlind Ajeti te Frosinone

23/11/2015 00:00

Seria A duket se do të jetë destinacioni i radhës për mbrojtësin e Kombëtares, Arlind Ajeti. Mediat italiane kanë raportuar me radhë për lojtarin i cili është pa klub që nga vera e këtij viti.

Gazetari i mirë informuar për çështjet e merkatos, Gianluca di Marzio bën të ditur se Ajeti do të kryej të martën vizitat mjekësore te Frosinone dhe më pas klubi do ta bëjë zyrtarizimin e shqiptarit.

Por, mediat të tjera si “Tuttomercatoweb” shkruajnë se Ajeti tashmë ka firmosur me italianët e Frosionone një kontratë 7-mujore deri në fund të sezonit, por që do të rinovohet automatikisht edhe për dy vite të tjera nëse skuadra arrin të sigurojë qëndrimin e kampionatin elitar italian.

Edhe “Gazzeta dello Sport” e quan 99% punë të kryer transferimin e mbrojtësit shqiptar te skuadra italiane, duke shkruar se Frosninoe kërkon të forcojë radhët e veta me futbollistin shqiptar.

Edhe drejtori sportiv i Frosinones, Giannitti ka thënë se nga nesër (e martë) Ajeti do të jetë lojtar i tyre, duke u krenar se kanë arritur të mposhtin konkurrencën edhe të shumë skuadrave të tjera europaine për shërbimet e shqiptarit.

Nëse lajmin do ta marrim si të vërtetë, atëherë gjetja e një skuadre nga Ajeti është një mundësi për të treguar vlerat e tij dhe për të bindur trajnerin e Kombëtares, De Biasi, se ai meriton të jetë në listën e 23 lojtarëve të përzgjedhur për Europianin e vitit të ardhshëm.

Top Channel