Krime mbetet pa energji elektrike; Ukraina ndal edhe tregtinë

24/11/2015 00:00

Protestuesit në Ukrainë kanë rrëzuar shtyllat elektrike të cilët furnizonin me energji elektrike rajonin e Krimesë, e cila u aneksua vitin e kaluar nga Rusia. Gjithashtu, Ukraina ka pezulluar edhe dërgesat e mallrave në drejtim të gadishullit. Aktualisht në Krime me energji elektrike janë duke u furnizuar vetëm zyrat qeveritare dhe spitalet.

Protestuesit, pjesa më e madhe e të cilëve i përkisnin komunitetit tatar, kanë penguar riparimin e rrjetit. Për këtyre ngjarjeve, Rusia ka paralajmëruar masa hakmarrëse.

Ukraina po planifikon rregulla të reja për mallrat hyrëse në gadishullin lindor, i cili u aneksua në 2014 nga Rusia.

Që prej muajit shtator, trafiku rrugor dhe ai hekurudhor nga Ukraina në Krime nuk ka funksionuar normalisht pas vendosjes së bllokadës kufitare.

Rreth 70% e energjisë elektrike Krime e merr nga Ukraina, në mungesë të kufirit tokësor me Rusinë. Rreth 2 milionë persona në Krime janë prekur nga mungesa e energjisë elektrike. Gjithashtu ka pasur edhe mungesë të ujit. Sulmi ndaj rrjetit energjetik ka nisur që prej së shtunës.

Top Channel