Ben Affleck dhe Jennifer Garner rikthehen bashkë

24/11/2015 00:00

Ben Affleck dhe Jennifer Garner kanë vendosur të rikthehen përsëri bashkë dhe po planifikojnë të birësojnë dy fëmijë.

Ben dhe Jenn, të dy 43-vjeç, kanë vendosur të ndërpresin për momentin procedurat e divorcit për të mirën e 3 fëmijëve të tyre, konfirmojnë burimet e “The National Enquirer”.

Dy yjet e famshëm kanë planifikuar të birësojë dy fëmijë të vegjël që të rriten pranë fëmijëve biologjik, Violet 9-vjeç, Seraphina 6-vjeçe dhe Sam 3-vjeç. Çifti ka vendosur të bëjë publik këtë lajm të bukur për Krishtlindje.

Top Channel