OSHEE: Vijon puna për riparimin e defekteve

24/11/2015 11:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se po vijon punën për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq.

Mëngjesin e së martës ishin ende 55 fidra me defekt, pjesa më e madhe e të cilave furnizojnë me energji elektrike zonat rurale. Sipas një njoftimi për shtyp, OSHEE po punon për riparimin e tyre.

Ndërkohë, në Tiranë pa energji janë ende zonat e: Kinostudios, Saukut, Jordan Misjes, Shinat e Trenit, Yrsheku, Vora dhe Iba.

Kufizime ka në fshatrat e Fierit, Burrelit, Shkodrës, Beratit, Korçës, dhe Durrësit, konkretisht në zonën e Spitallës dhe Kënetës, si dhe në Fushë Krujës e Elbasan, përfshirë këtu disa fshatra përreth.

Ndërkohë që sot të gjitha hidrovoret dhe spitalet furnizohen me energji elektrike.

Zonat pa energji

Tiranë: Kinostudio, Valias, Sauk, Vorë, Ibë, rruga Jordan Misja, Shinat e Trenit, Yrshek.

Fieri: Dermenas, Lepenicë, Çakran, Sheq i Vogël, Xhuherinë, Gorisht, Himarë, Qeparo.

Burrel: Gurrës, Peshkopi, Fushë Kuqe.

Shkodra: Koman, Kaçinar, Midë, Zejmen, Dajç, Postribë.

Berat: Potom, Kuçovë, Starovë.

Kukës: Kalimash, Cahan, Rexhepaj, Lekbibaj.

Korçë: Trebinjë, Barmash, Voskopojë, Vithkuq, Pirg.

Gjirokastër: Ballaban, Lekël, Sukë, Gjirokastër, Lazarat, Petran, Delvinë.

Durrës: Spitallë, Kënetë, Ura e Gjolës, Fushë-Krujë.

Elbasan: Bradashesh, Rrrasë.

Top Channel