Peleshi: Progres-raporti tregoi se jemi në drejtimin e duhur

24/11/2015 13:30

Zv.kryeministri Niko Peleshi, në një deklaratë për mediat të mbajtur paraditen e së martës ka thënë se, progres-raporti i këtij viti i KE tregoi se qeveria është në rrugën e duhur.

“Progres-raporti vlerëson ngritjen e komisionit parlamentar për reformën në drejtësi”, ka deklaruar Peleshi, i cili ka theksuar se, “një tjetër proces i vlerësuar në progres-raport është edhe reforma administrativo-territoriale”.

Numri dy i qeverisë ka shtuar më tej se, lufta kundër korrupsionit vazhdon të mbetet një prioritet i qeverisë, duke saktësuar se, “aktualisht kemi një strategji për ta luftuar”.

“Gjithashtu, raporti vlerëson se kuadri ligjor për të drejtat e njeriut është sipas standardeve”, ka nënvizuar Peleshi.

Top Channel