Gjendja në QSUT, PD: Uji ka ardhur, po nuk është i sigurtë

24/11/2015 00:00

Gjendja kritike e krijuar në QSUT pasditen e të hënës është shkaktuar nga papërgjegjshmëria e kryetarit të bashkisë dhe ministrit të Shëndetësisë, janë shprehur deputetët demokratë të cilët kanë parë nga afër gjendjen në Urgjencën e QSUT-së.

Albina Deda dhe Roland Keta janë takuar me shefa pavionësh, mjekë, të afërm të pacientëve të cilët ngritën shqetësimin për bllokimin e shërbimeve.

“Ministri është i angazhuar në babëzinë e abuzimit të tenderave shumë milonëshe dhe nuk ndërhyn për të siguruar shërbimet më qënësore. Uji ka ardhur pas 24 orësh mungese por nuk është vertetuar nëse është i pastër dhe i shfrytëzueshëm për spitalet”, tha Deda.

Sot kemi një kaos që nuk ndodhi as në vitin 97, dhe personeli profesionist është përjashtuar nga çdo vendimmarrje, thanë përfaqësuesit e PD-së.

Top Channel