Peticion Kuvendit për banesat sociale, romët: Më shumë për strehimin

24/11/2015 00:00

Në një kohë që brenda sallave të Kuvendit diskutohet buxheti, një grup aktivistësh romë, kanë dorëzuar një peticion të firmosur nga 5 mijë qytetarë, të cilët kërkojnë mundësi strehimi pranë banesave social.

“Ne do të kërkojmë shpërndarjen e buzhetit në mënyrë më të drejt për drejtë për sa i përket programeve të strehimit”, thotë një prej aktivistëve.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për romët, por për të gjithë shtresat në nevojë që nuk kanë mundësi të trajtohen në një nga programet e strehimit social. Ne bëjmë thirrje që në këtë buxhet, nuk ka asnjë zë për këto shtresa në nevojë që janë rrugëve, janë pa asnjë lloj strehe e banese. I lutemi ta marrin seriozisht situatën për këto familje të pastreha”, shprehet një tjetër.

Aktivistët kanë kërkuar që kërkesat e tyre të merren parasysh nga deputetët.

Top Channel