Tunizi, hidhet në erë autobusi me gardistë; të paktën 11 viktima

24/11/2015 00:00

Të paktën 11 persona kanë vdekur pas një sulmi terrorist ndaj një autobusi ushtarak në kryeqytetin tunizian Tunis, të paktën nga sa bëjnë të ditur burime nga Presidenca e këtij vendi, teksa raportet paraprake flisnin fillimisht për të paktën 6 viktima.

Deri më tani dihet se disa persona hodhën në erë autobusin tunizian, që ishte duke transportuar rojet e Gardës Presidenciale në kryeqytet, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brednshme këtë të martë.

Tunizia ka rënë prè e sulmeve të militantëve të lidhur me Shtetin Islamik, të cilët sulmuan edhe një resort turistik bregdetar në Sousse, gjatë qershorit, kur lanë të vdekur të paktën 39 persona, shumica e të cilëve turistë të huaj.

Shpërthimi i fundit ka ndodhur në sheshin “Mohamed V”, në një prej rrugëve kryesore të Tunisit, siç raporton media private “Radio Mosaique”.

Top Channel