Vajza me këmbët më të gjata në Amerikë

23/11/2015 00:00

Një 22-vjeçare nga Kalifornia beson se ka këmbët më të gjata në Amerikë dhe derisa po jep më të mirën për të ndërtuar një karrierë si modele, është refuzuar nga disa agjenci për faktin se ajo është shumë e gjatë.

Chase Kennedy është e gjatë rreth 1.96 metra, ndërsa këmbët i ka të gjata rreth 1.3 metra, me pak fjalë vetëm 2 centimetra larg rekordit botëror. Por, Chase kërkon që të jetë vajza me këmbët më të gjata në Amerikë, duke sfiduar mbajtësen e këtij titulli Holly Burt që ka këmbët rreth 1.25 metra.

“Jam krenare për këmbët e mija dhe nuk do doja të isha ndryshe. Besoj se unë jam vajza me këmbët më të gjata në Amerike. Kur shikova Hollyn në televizor u mërzita sepse mendova se ajo kishte këmbët më të gjata se unë dhe asnjëherë nuk do të mund ta marr këtë çmim”, tha Chase.

22-vjeçarja aktualisht është në një lidhje me një djal të quajtur Jason i cili është 1.93 metra i gjatë, por ka thënë se në të kalurën meshkujt frikësoheshin prej saj.

“E ndjeja që meshkujt frikësosheshin nga gjatësia ime dhe ishte e vështirë të gjeje dikë më të gjatë. Në gjimnaz ka qenë e pamundur të kisha një lidhje sepse isha më e gjatë se të gjithë djemtë e tjerë. Unë pëlqej djem më të gjatë, por pranoj të jenë edhe disa centimetra më të shkurtër, por jo më poshtë se 1.86 metra”, thotë ajo.

Chase e pranon që si fëmijë ka duruar shumë tallje dhe përbuzje nga njerëzit duke e quajtur më së shpeshti “gjirafë”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel