Drejton mjetin me një kobra brenda këmishës

24/11/2015 00:00

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon një drejtues që nget mjetin e tij në një nga rrugët më të ngarkuara të Arabisë Saudite me një kobra brenda këmishës së tij.

Më pas një mik i tij nga mbrapa ia largon gjarprin, që besohet të jetë një kobra vdekjeprurëse, nga këmisha e tij.

Megjithëse mund të tingëllojë si një gjë e frikshme, në fakt reagimi i drejtuesit ishin vetëm disa të qeshura që vinin pasi gjarpri lëvizte nëpër trupin e tij.

Mediat lokale kanë publikuar edhe zemërimin e drejtuesve të tjerë të cilët thonë se persona si djali në video janë shkaktarë të shumë aksidenteve rrugore në vend.

Në Arabinë Saudite çdo minutë ndodh një aksident rrugor, ndërsa mesatarisht 17 vetë vdesin si pasojë e këtyre aksidenteve.

Top Channel