Eksploziv automjetit të drejtorit të Spitalit në Pukë

25/11/2015 00:00

Një sasi eksplozivi është vënë në orët  e mbrëmjes pak para mesnate, automjetit të drejtorit të Spitalit të Pukës, shtetasit Enver Sulejmani.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Pukës në afërsi të bashkisë. Si pasojë e shpërthimit, mjeti i cili ndodhej i parkuar ka marrë dëme të konsiderueshme materiale.

Drejtori i spitalit është shprehur se nuk ka konflikt me asnjë person. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Top Channel