Kur bëhen bashkë Adele, Jennifer dhe Emma

25/11/2015 00:00

Midis treshes duket se kishte arsye për të festuar. Bëhet fjalë për Adele, Jennifer Lawrence dhe Emma Stone, të cilat janë fotografuar në Manhattan teksa kanë darkuar në një restorant meksikan.

Por, ndërkohë që janë shumë të suksesshme në profesionet e tyre, tre vajzat njihen gjithashtu për sensin e tyre të humorit, duke lënë kështu të nënkuptohet se mbrëmja e tyre ka qenë e mbushur plot me buzëqeshje.

Dy aktoret kanë qenë të parat që kanë mbërritur në restorant, ku më pas kanë mirëpritur edhe këngëtaren 25-vjeçare, e cila ishte e ftuar në programin e Jimmy Fallon.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel