Tërmet i fuqishëm në Peru

25/11/2015 00:00

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka rënë në një zonë pak të banuar mes Perusë dhe Brazilit.

Epiqendra e tërmetit ishte 296 kilometra në veriperëndim të qytetit peruan të Puerto Maldonado. Tërmeti i parë i fuqishëm është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera më të lehtë.

Nuk ka të dhënë për persona të lënduar dhe për dëme materiale.

Top Channel