Kanadaja ngadalëson “thithjen” e refugjatëve sirianë

25/11/2015 08:15

Qeveria kanadeze ka njoftuar se do të strehojë vetëm 10 000 refugjatë sirianë deri në fund të vitit, më pak se gjysma e numrit që kishte premtuar më parë.

Kanadaja ishte zotuar se do të strehonte 25 mijë refugjatë kur të mbaronte viti 2015. Mes atyre që do të përfitojnë azil janë familjarët, femrat e rrezikuara dhe homoseksualët.

Kryeministri Justin Trudeau ka thënë se vendit i duhet më shumë kohë për të akomoduar aq persona sa kishte premtuar.

Ndërsa ministri që merret me çështjen e refugjatëve, John McCallum, theksoi se Kanadaja kërkon të sigurohet që të gjithë të kenë “një strehë dhe mbështetjen e duhur”.

Top Channel