Barazia gjinore, Klosi: I rëndësishëm implementimi, jo vetëm strategjia

25/11/2015 10:10

Ministria e Mirëqënies Sociale do të vazhdojë të jetë promotore e lëvizjes në mbrojtje të femrës shqiptare, për barazi gjinore.

Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, kjo ministri lançoi 16 ditë fushatë kundër dhunës.

“Ne në Shqipëri e respektojmë shumë nënën, motrën, familjen dhe nëna dhe gruaja është pjesa më e mirë e familjes shqiptare. Në këto 16 ditë të aktivizimit tonë ne do të përpiqemi në çdo moment të shfaqim kundra dhunës, ta promovojmë atë, ta ngrejmë aty ku  e meriton. Do doja të premtoja që ministria do vazhdojë të jetë promotore e lëvizjes në mbrojtje të femrës shqiptare, e lëvizjes për barazi gjinore. Nuk është e nevojshme vetëm strategji, por implementimi i tyre është i rëndësishëm”, tha ministri Blendi Klosi.

Top Channel