Aksidentohet për vdekje një 50-vjeçare në Sharrë

25/11/2015 10:20

Një 50-vjeçare është aksidentuar për vdekje, teksa është shtypur nga një traktor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në landfillin e Sharrës.

Burimet policore bëjnë të ditur se viktima është M. D, 50 vjeç. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Kasëm Koçi, 64 vjeç, i cili pritet të sqarojë dhe rrethanat e ngjarjes.

Mbi 64-vjeçarin rëndon akuza e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Top Channel