Tiranë, arrestohet një sirian për falsifikim pasaportash

25/11/2015 10:45

Një shtetas sirian është arrestuar nga Policia për “falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. Në mbrëmjen e së martës, në Rinas, u arrestua në flagrancë 57-vjeçari Muhammed Aldughll, lindur në Damask.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se ky shtetas ka ardhur në Shqipëri si pasagjer i zakonshëm dhe ka udhëtuar me linjë ajrore, ku si dokumenta udhëtimi ka paraqitur një pasaportë të Guatemalës me foton e tij, por me gjeneralitete dhe datëlindje në emër të një shtetasi tjetër sirian. Nga ekzaminimi paraprak në aeroportin e Rinasit dyshohet të jetë e falsifikuar.

Më pas, gjatë kontrollit në vijën e dytë i është gjetur në bagazhet e tij një kartë identiteti familjare dhe një kartë identiteti personale siriane dhe një pasaporte turke, ku në brendësi të pasaportës kishte një vizë angleze.

Top Channel