Shkarkohet drejtori i burgut të Bënçës, shkelje në detyrë

25/11/2015 00:00

Pas drejtorit të burgut të Drenovës, një tjetër drejtor është shkarkuar. Sipas burimeve zyrtare, është firmosur dhe largimi i drejtorit të burgut të Bënçës, Avni Sula.

Shkarkimi i Sulës ka ardhur pas inspektimit të kryer së fundmi në këtë institucion ku janë konstatuar shkelje në detyrë nga ana e drejtorit Sula.

Pak ditë ma parë, ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani firmosi shkarkimin e drejtorit të Burgut të Drenovës, Laert Çeliku.

Shkarkimi i Çelikut, krahas shkeljeve të konstatuara erdhi edhe pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Top Channel