Atletikë ekstreme në Antarktidë, zhvillohet “Maratona e akullit”

25/11/2015 00:00

Mbi 50 atletë nga 19 vende të ndryshme të botës u bashkuan në Antarktidë, për të zhvilluar edicionin e radhës të Maratonës së akullit.

Në temperaturen -20 gradë Celcius, garuesit u shfaqën të veshur në mënyrë të përshtatshme, për të përballuar kushtet mjaft të vështira me borë, akull dhe erëra të forta.

Itinerari që përshkuan sportistët gjatë kësaj maratone ishte 26.2 km. Gara, e cila përfshinte edhe zhvillimin e dy xhirove rreth kampit eksplorues “Union Glacier”, nisi me mot me diell, por më pas gjërat u vështirësuan ndjeshëm për pjesëmarrësit.

Gjatë aktivitetit, sportistët konsumuan disa herë pije të nxehta dhe ushqim, për ta kryer sa më mirë këtë garë.

Në përfundim, fitues i Maratonës së akullit për meshkuj u shpall britaniku Pol Ueb, me 3 orë, 35 minuta e 25 sekonda, i ndjekur nga Ljuk Uigman dhe Ben Uolmsli, respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Për femra, ajo që fitoi këtë garë ekstreme ishte Silvana Kamelio, me 4 orë, 40 minuta e 1 sekondë, dukë lënë pas Nahila Hernandez dhe Elianor Dorran.

Top Channel