MSN, më shumë gola në vitin 2015 sesa të gjithë lojtarët e Realit së bashku

25/11/2015 12:10

Treshja sulmuese e Barcelonës po vazhdon të mrekullojë botën e futbollit. Leo Messi, Luis Suarez dhe Neymar kanë shënuar 121 gola gjatë këtij viti, më shumë sesa të gjithë lojtarët e Realit të Madridit të marrë së bashku.

Argjentinasi ka shënuar 43 gola, ndërsa uruguajani dhe braziliani kanë shënuar nga 39 gola secili në vitin 2015, vit në të cilin Reali ka shënuar 106 gola. Në total, tre sulmuesit e skuadrës katalanase kanë shënuar 15 gola më shumë.

Gjithashtu, me fitoren e së martës ndaj Romës me rezultatin e thellë 6-1, Barcelona kalon Realin e Madridit si ekipi me më shumë gola në të gjithë historinë e kompeticioneve europiane. Rezultati është 1030-1026.

Top Channel