Qafë Thanë, defekti kompjuterik shkakton radhë të gjata

25/11/2015 00:00

Radhë të gata automjetesh janë regjistruar paraditen e së mërkurës në pikën e kalimit kufitar me Maqedoninë, në Qafë Thanë, për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik.

Mësohet se prej disa orësh janë bllokuar shumë pasagjerë, në pritje të kalimit të kufirit. Ende nuk bëhet e ditur se kur mund të zgjidhet problemi, ndërsa ngjarja vjen edhe në një moment kur vendi është prekur edhe nga moti i keq.

Top Channel