Nju Jork, Jezusi ‘lind’ sërish

25/11/2015 00:00

Nuk mund të lindte në një vend ndryshe. Pasditene të hënës, një i porsalindur, me kordonin ombelikal akoma të lidhur është braktisur aty, në brendësi të grazhdit të Kishës “Jezusi fëmijë” në Queens.

Prifti i kishës e gjetu të voglin të mbështjellë me disa peshqir. Policia bën të ditur se “Jezusi i vogël” mund të kishte vetëm 4-5 orë që kishte lindur kur është gjetur.

“Mendoj se e ëma ka gjetur në këtë vend ‘kosphtin’ e tij, vendi ku do të merret fëmija i saj”,shkruan në Facebook prifti Christopher Heanue. Fëmija ishte i shëndetshëm, peshonte pak më shumë se 5 kile dhe ishte 17 centimetra i gjatë.

Skuadrat e shpëtimit e çuan në spital të porsalindurin me sytë e mbyllur dhe duart drejt qiellit. “Lutemi për këtë fëmijë, për prindërit e tij dhe për këdo që do e marrë në shtëpi”, shton pastori.

Identiteti i të ëmës është ende i panjohur edhe pse policia thotë se po heton pamjet e telekamerave. Sipas ligjeve të Nju Jorkut, përsa kohë fëmija braktiset në një vend të sigurtë nuk përbën krim. Kisha njihet si një strehe e sigurtë nga ligji. Një çift që frekuenton këtë kishe është tashmë i disponueshëm ta adoptojë.

Top Channel