Duhet ta shohësh që ta besosh

25/11/2015 00:00

Keri-Ann Davies mendoi se ishte një udhëtim i zakonshëm me tren nga Paddingtoni javën e kaluar.

Ajo kishte nisur një udhëtim romantik me të dashurin e saj Adam Jenkins, 35-vjeçari mjaft i zgjuar që i ka bërë një surprizë mjaft të bukur Davies.

Sapo zbritën nga stacioni ajo pa një grup këngëtarësh që këndonin këngën e saj të preferuar “Uptown girl”. Kjo i tërhoqi vëmendjen, ndërsa Adam, i cili ishte munduar të mbante veten gjatë gjithë rrugës i tha se do të blinte një CD të tyren.

Teksa i dorëzon CD-në, në të ndodhej foto e tyre gjatë një udhëtimi në Islandë, ndërsa muzikanti kthehet pas dhe në bluzën e tij lexon “Keri do martohesh me mua?”

Vajza u suprizua po nuk vonoi të jepte një “Po” të madhe. I dashuri i saj tha se Keri është një vajzë perfekte, me të cilën ai dëshiron të ndajë gjithë jetën.

Top Channel