Cani: Në 2016-n do të rriten të ardhurat

25/11/2015 00:00

Qeveria parashikon të mbledhë rreth 31 miliardë lekë më shumë të ardhura në buxhetin e 2016-s, krahasuar me realizimin e këtij viti.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani u tha deputetëve në Komisionin e Ekonomisë se, rritja do të vijë nga miradministrimi dhe operacioni kundër informalitetit.

Sipas Canit, vetëm nga lufta kundër evazionit, qeveria pret rreth 14 miliardë lekë. Por, deputetët e opozitës e kanë quajtur këtë pretendim si një demagogji, duke akuzuar qeverinë se, pasi rriti fort taksat për dy vite me radhë, ka përkeqësuar financat dhe ekonominë e vendit.

Sipas tyre, të ardhurat e mbledhura në këto dy vite nuk justifikojnë dot as rritjen e taksave, çfarë tregon se ka rritje të evazionit.

Top Channel